Gazeta Si – Katër shtetas shqiptarë në Gjermani janë arrestuar nga autoritetet policore të akuzuar për trafikim droge. Autoritetet gjermane kanë sekuestruar 8 kg kanabis, gjatë kontrolleve në lindje të qytetit të Leipzing javën e kaluar.
Më tej gjurmët i çuan policët edhe në Rostack, ku gjetën rreth 1300 bimë kanabisi në një objekt. Janë lëshuar urdhrat e arrestit për katër shqiptarë, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar që u kapën në Leipzing dhe një 45-vjeçar dhe një 31-vjeçar që u kapën në Rostack.
Gjithashtu, një gjerman 58-vjeçar u arrestua përkohësisht, por tashmë ishte liruar me urdhër të prokurorit publik.
Kur u pyet nga LVZ, një zëdhënëse e policisë nuk ishte në gjendje të përgjigjej se si erdhi shkarkimi i tij. Katër të dyshuarit shqiptarë akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike dhe aktualisht ndodhen në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




