Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Shqipëri si pjesë e një operacioni ndërkombëtar me Italinë dhe Gjermaninë të koduar “Sammogia” për të goditur trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas policisë, 3 të arrestuarit janë prangosur në Vlorë dhe ata janë L. K. 52 vjeç, F. M. 38 vjeç dhe L. M. 33 vjeç.
Në pamjet e publikuara duken kontrollet me qen në një banesë ku gjenden dhe një tufë me euro të fshehura në çorap, kokainë në mikrovalë, disa telefona dhe doza kokaine gati për t’u shitur.
Ata akuzohen se janë anëtarë të një grupi kriminal që trafikon drogëra të forta, kryesisht në Itali. Për të tre këta shtetas, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Në total, gjatë operacionit të zhvilluar në Shqipëri, Itali dhe Gjermani u arrestuan 13 persona.
Mediat italiane kanë zbardhur edhe detaje nga operacioni, ku sipas tyre autoritetet kanë monitoruar disa lëvizje korrierësh nga Gjermania në Itali, teksa shpërndanin drogë.
Nga hetimet u konstatua se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës kriminale, shpërndanin çdo javë kokainë dhe kanabis në Itali, duke ua dorëzuar blerësve e bashkatdhetarëve të tyre.
Siç shihet edhe në pamjet e operacionit, është kapur drogë e ndarë në doza, ndërsa një pjatë kokainë ishte futur në mikrovalë.
ë pamje shihet momenti kur policia italiane mësyn në një banesë, ndërsa janë sekuestruar edhe euro cash të fshehura në çorape, si edhe celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




