Ka ndodhur

Operacion anti-kanabis me dronë dhe 170 policë, asgjësohen mijëra bimë në Shkodër (Video)

Gazeta Si- Me mijëra bimë kanabis u zbuluan në qarkun e Shkodrës, gjatë operacionit anti-drogë të koduar “Territor i pastër”.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shkodrës thotë se për kontrollet e territorit u angazhuan 30 grupe kontrolli (gjithsej 170 punonjës policie) dhe 6 dronë të cilësisë të lartë.

Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 10 536 bimë dhe 728 fidanë kanabis, thuhet në njoftim.

“Në Dukagjin, Shalë dhe Postribë u gjetën dhe u asgjësuan 6600 bimë narkotike të mbjellura në tokë. Në njësinë administrative Kelmend, Malësi e Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan 3528 bimë kanabisi të mbjellura në tokë dhe 728 kubikë me fidanë narkotikë (ende të pambjellur në tokë). Në Vaun e Dejës, u gjetën dhe u asgjësuan 408 bimë kanabisi të mbjellura në tokë”.

Mësohet se grupet hetimore gjatë këqyrjes së vendngjarjeve kanë gjetur prova materiale dhe gjurmë që do të çojnë në identifikimin e autorëve të kultivimit dhe financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë