Menaxhim

One dhe Vodafone të interesuar për brezin 5G, AKEP nis konsultimet

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas 3 vitesh diskutime, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, ka nisur konsultimin publik për autorizimin e përdorimit të teknologjisë 5G.

Në dokumentin e publikuar, AKEP thotë se në fund të vitit që shkoi, dy kompanitë One Albania dhe Vodafone Albania, i kanë shprehur autoritetit interesin për brezin 3.5 GHz.

AKEP shpjegon disa kritere teknike për hyrjen në këtë teknologji, por nuk përcakton vlera apo kushtet e ndarjes së tregut.

Autoriteti i drejton 9 pyetje dy operatorëve të interesuar, ndër të cilat “ccmimi që ata janë të gatshëm të paguajnë”.

Konsultimi do të zgjasë 60 ditë.

Gjenerata e sistemeve celulare 5G e rrit shpejtësinë e të dhënave të rrjeteve 4G me më shumë se 10 herë, duke përmirësuar teknikat e përdorimit te frekuencave. Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3400-3800 MHz dhe 26 GHz.

Në rajon, vetëm Shqipëria dhe Serbia nuk kanë alokuar ende frekuencat e këtij brezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë