‘Ome Battle After Another’ ka triumfuar në Oscar, duke fituar disa çmime.
Ceremonia e 98-të e Academy Awards u zhvillua darkën e të dielës në Dolby Theatre në Los Angeles, duke mbledhur yjet më të mëdhenj të industrisë së filmit për të festuar arritjet më të rëndësishme të vitit. Mbrëmja u prezantua nga komediani Conan O’Brien.
Filmi One Battle After Another fitoi çmimin kryesor filmi më i mirë dhe disa kategori të tjera të rëndësishme. Regjisori Paul Thomas Anderson u vlerësua me çmimin regjizori më i mirë, duke e bërë filmin një nga fituesit më të mëdhenj të mbrëmjes.
Në kategoritë e aktrimit, Michael B. Jordan fitoi çmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin Sinners, ndërsa Jessie Buckley u shpall aktorja më e mirë për performancën e saj në Hamnet. Çmimi për aktoren më të mirë mbështetëse shkoi për Amy Madigan për rolin e saj në Weapons.
Ceremonia përfshiu edhe performanca muzikore dhe homazhe për figura të rëndësishme të kinemasë që kanë ndërruar jetë gjatë vitit të fundit. Një nga momentet më emocionale ishte segmenti In Memoriam, që nderoi artistët e ndjerë të industrisë së filmit.
Filmi norvegjez ‘Sentimental Value’ fitoi çmimin si filmi më i mirë ndërkombëtar, ndërsa animacioni KPop Demon Hunters u shpall filmi më i mirë i animuar.
Gjatë ceremonisë pati edhe mesazhe sociale dhe politike nga disa fitues dhe prezantues, të cilët folën për çështje globale dhe sfidat e industrisë së filmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje