Nga Gazeta ‘Si’- Olly është fitues i Sanremo 2025 me këngën “Balorda Nostalgia”.
Po kush është djaloshi 23-vjeçar që fitoi Sanremon? Kur e pyetën disa ditë më parë nëse mendonte se do të fitonte ai deklaroi: “Jam shumë i përqendruar në këtë event por më pas po mendoj për koncertet dhe njerëzit që kanë blerë tashmë biletat . Po e përjetoj me qetësi “ tha ai .

Emri i vërtetë i Olly-t, është Federico Olivieri. Këngëtari, 23 vjeç, është me origjinë nga Genova, qytet i cili ka ndikuar në muzikën e tij. Olly ka deklaruar se modeli i tij është De André dhe për mbrëmjen e dueteve ai zgjodhi “Il pescatore”, një duet me Goran Bregovich. Edhe pse ai ka treguar gjithashtu se ka një pëlqim të madh edhe për Vasco Rosi.
Djali i një avokati dhe një nënë gjyqtare, me një vëlla të diplomuar në drejtësi, Olly ka shpjeguar se nuk ka pasur nevojë të luftonte në familje për të arritur ëndrrën e tij muzikore pasi prindërit e lanë të shprehej lirisht, por me një kusht: seriozitet dhe respekt.Një edukatë që ai me shaka e quan “siberiane”.
Nga njëra anë, ai ka përfunduar shkollën e mesme shkencore dhe ka mbaruar gjithashtu studimet universitare në vitin 2022, duke u diplomuar në Ekonomi dhe menaxhim, nga ana tjetër, ai ka kultivuar pasionin për muzikën.
“Shkruaja këngë në mes të provimit”, ka thënë ai. Që kur ishte adoleshent, ai kishte filluar të shkruante dhe të publikonte tekste në rrjetet sociale.
Suksesi vjen nga TikTok
Në vitin 2022 ai publikoi singëlin “Un’altra volta” e cila u bë viral në TikTok dhe kaloi 5 milionë dëgjime në Spotify. Kështu erdhi seleksionimi në “Sanremo Giovani” me Amadeus dhe më pas në vitin 2023 në kategorinë “Big” me “Polvere” , këngë e cila zuri vendin e 24-të nga 28 artistë në garë, duke lënë pas Anna Oxen.

Në vitin 2024 , erdhi suksesi më i madh, disqet platin me albumin “Tutta vita”. Në nëntor, ai doli në skenë në “Vanity Fair Stories” me aktoren Anna Foglietta, dhe biletat për koncertet e tij u shitën menjëherë. Së fundmi erdhi edhe kurorëzimi në Sanremo.
Olly do të përqafësojë kështu Italinë në Eurovison 2025 , event i cili mbahet në muajin Maj në Basel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.