Gazeta Si – CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) ka bërë me dije se sportistët rusë dhe bjellorusë, të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike të Parisit këtë verë me flamur neutral, nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.

Sportistët neutralë të dy vendeve “nuk do të marrin pjesë në paradën e delegacioneve të skuadrave gjatë ceremonisë së hapjes. Bëhet fjalë për sportistë individualë”, – ka thënë drejtori i Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, James Mccloud, pas një mbledhjeje të Këshillit Ekzekutiv në Lozanë.
Vendimi në lidhje me ceremoninë e mbylljes do të merret në një fazë tjetër, duke marrë në konsideratë faktin që nuk do të jenë delegacionet që marrin pjesë në këtë ceremoni, por të gjithë sportistët bashkë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka saktësuar se do të jenë maksimumi 54 sportistët rusë, që me statusin neutral, mund të marrin pjesë në Olimpiadën e Parisit 2024. Numri maksimal për sportistët bjellorusë është 28.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




