Gazeta Si – Emanuel Makron ka dalë hapur. Franca ka një plan B për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, nëse do të ketë rrezik të lartë për sigurinë. Presidenti francez ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se sfilata mund të limitohet në “Trocadéro” ose në ‘Stade de France’.

Sfilata është parashikuar aktualisht përgjatë lumit Sena, në atë që do të ishte për herë të parë një ceremoni olimpike jashtë një impianti. “Do të kemi mjete shërbimi dhe informacioni dhe inteligjence të mobilizuara, – ka thënë Makron. – Do të stabilizojmë gjithçka në një perimetër sigurie rreth ceremonisë që ditët e mëparshme, ndoshta edhe javët e mëparshme. Forcat e rendit do të mobilizohen në një nivel të jashtëzakonshëm”.
Sipas programit, rreth 10.500 sportistë duhet të parakalojnë në zemër të kryeqytetit francez, në bordin e barkave në Senë përgjatë 6 kilometrash në ditën që do të shënojë nisjen e Olimpiadës. Ky event është programuar nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Fillimisht organizatorët kishin parashikuar një ceremoni madhështore për 600 mijë persona, pjesa më e madhe e të cilëve do të merrnin pjesë gratis në brigjet e lumit. Problemet logjistike dhe të sigurisë e bënë qeverinë që t’i ridimensiononte ambiciet e veta.
Muajt e fundit numri total i spektatorëve është përgjysmuar. Qeveria franceze ka vendosur po ashtu që turistët nuk do të kenë akses në ceremoninë e hapjes për arsye sigurie. Pjesëmarrja do të jetë ekskluzivisht me ftesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



