Shendet

Olaparib, ilaçi që mund të ndihmojë gratë të mbijetojnë nga kanceri i trashëguar i gjirit

Gratë me kancer të gjirit të trashëguar, të shkaktuar nga gjenet BRCA1 ose BRCA2, kanë një mundësi për ta kaluar këtë sëmundje, pas provave të suksesshme të një ilaçi që ul mundësinë e rikthimit të kancerit pas trajtimit. Një studim i madh i kryer nga akademikë për të parë nëse medikamenti “olaparib” mund të ndalojë përsëritjen. Rezultatet, të botuara në revistën “New England Journal of Medicine” dhe të paraqitura në internet në konferencën e Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike të enjten, treguan se uli rrezikun relativ të trajtimeve invazive, përsëritjen e kancerit ose vdekjes me mbi 40%.
Në terma absolutë, 85.9% e grave që morën medikamentin olaparib në formë pilule për një vit pas përfundimit të trajtimit të tyre, jetuan për tre vjet, krahasuar me 77.1% e atyre që morën placebo(pilulë në formë medikamenti që nuk jep asnjë efekt në trup).
Nga 921 pacientë që morën olaparib, 106 kishin një përsëritje të kancerit invaziv ose vdiqën për tre vjet, krahasuar me 178 (nga 915) pacientë që morën placebo.
“Në termat e provës së terapisë kurative, kjo është një gjetje me të vërtetë e madh,” tha Andrew Tutt nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Londër, i cili drejtoi provën ndërkombëtare.
Deri në këtë provë, nuk kishte asgjë për të ndihmuar gratë me gjenet e trashëguara të kancerit të gjirit të cilat shpesh janë të reja dhe vuajnë nga format më të rënda të kancerit të cilat kishin frikë se kanceri i tyre do të kthehej.

“Përfundimi i trajtimit aktiv në spital mund të jetë një kohë tepër e vështirë, me shumë gra që telefonojnë në linjën tonë të ndihmës për të ndarë ankthin dhe frikën e kancerit të gjirit që do të kthehet. Pra, gjetja e mënyrave të reja efektive për të parandaluar përsëritjen është shumë e rëndësishme,” shpjegon Simon Vincent, drejtor i hulumtimit në Fondacionin e Kancerit të Gjirit në Britani.
Medikamenti Olaparib tani duhet të paraqitet menjëherë për licencim dhe më pas të vlerësohet për përdorim në Shërbimet Shëndetësore në mënyrë që gratë me këtë lloj kanceri të gjirit të fillojnë të përfitojnë nga ky zbulim i ri sa më shpejt të jetë e mundur.
Olaparib punon duke ndaluar qelizat kancerogjene në gjendje të riparojnë ADN-në e tyre duke frenuar një molekulë të quajtur PARP, duke shkaktuar vdekjen e qelizave kancerogjene. Funksionon veçanërisht mirë për pacientët me versione të komplikuara të gjeneve BRCA1 ose BRCA2, të cilat normalisht përfshihen në një sistem tjetër për riparimin e ADN-së. Droga është tashmë e licencuar për përdorim në trajtimin e formave gjenetike të kancerit të gjirit, vezoreve, prostatës dhe pankreasit, megjithëse është i shtrenjtë dhe ende nuk është i disponueshëm. Studiuesit shpresojnë se studimi i tyre do të ndihmojë në përshpejtimin e licencës për olaparib që do të lejojë që të gjitha gratë që janë shëruar nga kanceri i trashëguar i gjirit.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë