Media Galeri

Olaf Scholz publikon foton e parë pas rrëzimit: Jam kurioz për memet

Olaf Scholz ka mbuluar me një fasho të zezë syrin e djathtë pasi u rrëzua gjatë një stërvitje duke pësuar dëmtime të lehta në fytyrë.

Pas njoftimeve se do të anulonte të gjitha takimet e tij, kancelari gjerman në fakt ka njoftuar se do të zhvillojë sërish takimet por duke mbajtur një fasho të zezë në njërin sy.

“Jam kurioz për memet. Duket më keq se sa është,” ka shkruar ai në “X” (ish-Twitter), duke postuar një foto të tij.

Kancelari gjerman Olaf Scholz teksa ishte duke vrapuar në një park është rrëzuar duke pësuar disa lëndime në fytyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë