Nga Gazeta ‘Si’ – Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, sipas së cilës 11 Korriku shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.
Gjatë kohës kur janë publikuar votat e shteteve që votuan për rezolutën, pamjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç janë bërë virale në rrjetin social “X”.
This how Serbia’s President @AVucic has reacted to the adoption of the resolution on the Srebrenica Genocide by the UN General Assembly: pic.twitter.com/BWGgKs737G
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) May 23, 2024
Ndërsa mban flamurin serb në duar, plot inat, ai ka shfaqur edhe njëherë mohimin e gjenocidit.
Vuçiç tha se edhe pse u miratua rezoluta për Srebrenicën, ai tregoi se po lufton për Serbinë, sepse vendet me më shumë se dy të tretat e popullsia e botës nuk votuan për rezolutën.
Ai falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në mbrojtjen e Serbisë.
“Faleminderit për luftën e madhe. Siç mund ta shihni, kjo është para së gjithash një surprizë e madhe, pothuajse një tronditje për shumë njerëz në sallën e OKB-së. E patë që në fillim se sa ndarje do të shkaktojë”, tha Vuçiç në një deklaratë për gazetarët në Nju Jork.// Novosti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.