Nga Gazeta ‘SI’ – Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka sugjeruar qeverisë shqiptare 8 referenca nga ku mund të merren fonde për të rritur mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe pensionistëve.
Në studimin dedikuar Shqipërisë, OKB thekson se janë masa që parandalojnë varfërinë në moshat e treta.
“Hapësira fiskale” përkufizohet si burime të disponueshme si rezultat i kërkimit dhe shfrytëzimit aktiv në të gjitha burimet e mundshme të të ardhurave nga një qeveri. Ekziston një shumëllojshmëri e gjerë opsionesh për të zgjeruar hapësirën fiskale për më shumë burime për mbrojtjen sociale edhe në vendet më të varfra, sugjeron Programi i Kombeve të Bashkuara në “Opsionet strategjike të politikave për financimin e Zhvillimit të Qëndrueshëm”:
Zgjerimi i mbulimit të sigurimeve shoqërore dhe të ardhurave nga kontributet;
Rritja e të ardhurave tatimore;
Eliminimi i flukseve të paligjshme financiare;
Rishpërndarja e shpenzimeve publike;
Përdorimi i rezervave valutore fiskale që administrohen nga Banka Qendrore;
Menaxhimi i borxhit: huamarrja ose ristrukturimi i borxhit sovran;
Rritja e ndihmave dhe transfertave;
Miratimi i një kuadri makroekonomik më akomodues.
OKB i rishikoi mundësitë fiskale të Shqipërisë që mund të gjenerojnë fonde për pagesat buxhetore në shtresat e varfra përgjatë vitit 2021. Në këtë rishikim u këshillua një opsion që lejon disa deficite fiskale, për shembull në 2% të PBB-së, në mënyrë që vendi mund të rrisë burimet për mbrojtjen sociale pa rrezikuar stabilitetin ekonomik. Megjithatë, në nivelet aktuale të borxhit publik dhe presioneve inflacioniste, ky opsion nuk konsiderohet i realizueshëm.
OKB sugjeron se fizibiliteti i të gjitha alternativave të financimit duhet të vlerësohet nga këndvështrime të gjera.
Së pari, efektet ekonomike të secilës masë duhet të vlerësohen në drejtim të qëndrueshmërisë, promovimit të barazisë dhe përmirësimin e mirëqenies.
Së dyti, është e nevojshme të aksesohet kapaciteti i institucioneve shqiptare, duke përfshirë burimet njerëzore, financiare dhe të TI-së, si dhe strategji të mirë-projektuara për në mënyrë efektive
Së treti, është gjithashtu e nevojshme të vlerësohet se si mund të merren këto masa mbështetje nga aktorë të ndryshëm, të cilët mund të kenë interesa konfliktuale. Disa nga masat si formalizimi i ekonomisë informale, evazioni fiskal, kontrolli dhe lufta kundër flukseve të paligjshme financiare mund të sjellin të ardhura të konsiderueshme, por vetëm vite përpjekjesh të vazhdueshme, ndoshta më shumë se një dekadë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



