Rend dhe Ligj

OFL zbarkon në Vlorë, Shkodër dhe Durrës

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të premte një të dënuar në Vlorë, një në Shkodër dhe dy në Durrës.

Të dënuarit që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve janë:

Aleksandër Sinanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;

Aldo Saka, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aurel Laçku, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Halil Hoti, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Aleksandër Lazri, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë