OFL ka shënjestruar këtë të premte dy të dënuar të tjerë. Kërkesa me shkrim për vërtetimin e pasurisë i është dërguar Flamur Hakës, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Po ashtu edhe Talo Çelës, (Saimir Çela) banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Çela është një prej personave që mori pjesë në grabitjen e Rinasit.
Siç tha zëdhënësja e OFL, këta shtetas si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më tej, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ndër të tjera, zëdhënësja tha se “OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




