Lajme

OFL troket te dy të dënuarit në Tiranë

Operacioni “Forca e Ligjit” vijon si çdo ditë të dërgojë kërkesë me shkrim për vërtetimin e pasurisë.

OFl sot u ka dërguar kërkesë dy të dënuarve nga Tirana.

Bëhet fjalë për shtetasin A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”; dhe shtetasin E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Zëdhënësja e OFL tha se “këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

Ndër të tjera, OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë