Lajme

OFL shënjestron dy të dënuar nga Tirana

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër këtë të hënë dy persona të njohur për drejtësinë shqiptare.

Bëhet fjalë për Aurel Hoxhallarin dhe Elidon Kotorrin, të dy banues në Tiranë.

Hoxhallari rezulton i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa Kotorri është i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zëdhënësja e OFL tha se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, ajo tha se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë