Rend dhe Ligj

OFL shënjestron dy të dënuar në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar sot formularët për deklarimin e pasurisë 2 të dënuarve nga Tirana për trafikim të lëndëve narkotike.

Të dënuarit që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre brenda 48 orëve janë:

Alfred Beqiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Besim Zenuni, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë