Rend dhe Ligj

OFL shënjestron dy të dënuar në Fier

Dy të dënuar për vrasje nga Fieri duhet të përgjigjen para OFL-së.

Mësohet se OFL u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Enea Pipa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;

Ilir (Ledjan) Nukaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë