Si çdo ditë, OFL vijon me kërkesat për vërtetimin e pasurisë. Zëdhënësja e OFL u ka dërguar sot kërkesë dy të dënuarve nga Elbasani.
I pari është K. M, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike.
Ndërsa, i dyti është shtetasi me inicialet Emiljano Shega, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
Zëdhënësja tha se “të dy këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verifikime të mëtejshme”.
Më tej, ajo bëri me dije se të gjithë personave që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat.
Ndërkohë, OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.