Rend dhe Ligj

OFL i dërgon formularin “Ben Çamit” dhe dy të dënuarve të tjerë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Korçë e Durrës, ku u ka kërkuar burimin e pasurisë 3 të dënuarve të tjerë.

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë brenda afatit kohor të përcaktuar, Fatos Xhambazit, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” , Besnik Imerajt, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Lutfi Shabanit, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Brenda 48 orësh këta persona duhet të deklarojnë gjithë pasurinë dhe më pas përgjigjet t’i kalojnë për hetim SPAK-ut.

Ndërkohë, Lutfi Shabani njihet me emrin ‘Ben Çami’. Ai u arrestua në shkurt 2016 për një ngarkesë prej 574 kg lëndë narkotike e fshehur në një kamion në Kapshticë, që destinacion kishte Turqinë. Por ndërkohë ai ishte në kërkim dhe nga Italia pasi ishte dënuar aty me 10 vite burg kurse në Shqipëri rezultonte i dënuar edhe tre herë më parë, ku më tepër njihet për dënimin që mori nga Krimet e Rënda me 8 vite burg për 15 kg heroinë në Durrës në vitin 2008.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë