Gazeta Si – Trajneri Silvinjo ka bërë një ndryshim në listën e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen e sotme me Poloninë, çka tregon më së miri se ai mendon vetëm për fitoren. Braziliani ka futur në listë Odise Roshin dhe ka hequr Arlind Ajetin.
Mbrojtësi me eksperiencë do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna e ‘Air Albanias’. Silvinjo ka edhe dy mbrojtës të tjerë qendre në dispozicion, Mihajn dhe Veselin, kështu që ka vendosur të sakrifikojë Ajetin.
Ai ka futur në listë Roshin, një lojtar që njihet për cilësitë e tij shpërthyese dhe në ndonjë situatë të caktuar loje mund t’i duhet Kombëtares sonë në finalen e sotme. Qoftë edhe pak minuta, për shembull, për të mbajtur topin sa më larg zonës së portierit Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.