Zgjedhjet në Shqipëri monitorohen nga 250 vëzhgues të OSBE-së dhe ODIHR-it. Vëzhguesit afat shkurtër janë shpërndarë të gjithë vendin dhe po ndjekin nga afër procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ambasadorja Audrey Glover është shefja e misionit të OSBE/ODIHR. Ajo kishte parashikuar që të ndiqte nga afër procesin e votimit në ora 11:00 në shkollën Vasil Shanto në Tiranë. Por ajo papritur e anuloi prezencën e saj për shkak se protestuesit e opozitës sapo e morën vesh u organizuan dhe u mblodhën përpara shkollës ku Glover do të kryente “inspektimin”.

“Fokusi i Misionit të OSBE/ODIHR-it sot është vëzhgimi i procesit të votimit në të gjithë vendin. Situata në shkollën “Vasil Shanto” sot paradite nuk ishte i favorshëm për vëzhgim, kështu që Drejtuesja e Misionit nuk mundi të ndalet atje. Përfaqësuesit e medias do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë rreth përfundimeve paraprake të misionit të ODIHR-it në konferencën për shtyp që do të mbahet nesër”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të misionit.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




