Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këmbëngul se kurrë nuk do të miratojë një vaksinë që nuk rezulton e sigurt dhe efektive.
Nëse do t’i referoheshim procedurave normale, ata që administrojnë testet duhet të presin me muaj deri vite për të vërtetuar nëse vaksina është e sigurt dhe efikase.
Por ndërsa pandemia vijon me ritme të larta, presioni për të hedhur një vaksinë sa më shpejt ka qenë i madh, duke shkaktuar paralelisht edhe shqetësimin se standardet e testimit mund të ulen.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha përmes një komunikimi virtual se “OBSH nuk do të miratojë një vaksinë që nuk është efektive dhe e sigurt” .
“Të gjithë ne shpresojmë që të kemi lajme të mira për vaksinën lidhur me Covid-19 muajt e ardhshëm”, nënvizoi ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




