Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje vendeve të pasura me furnizime të mëdha të vaksinave të Covid-19 që të shtyjnë programin e dozave përforcuese për një periudhë tjetër.
Shefi i OBSH -së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar gjithashtu se vendet e pasura duhet të japin vaksina për vendet e tjera që nuk kanë arritur të imunizojnë as 1 për qind të popullatës.
“Unë nuk do të hesht kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfrit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetje”, tha Tedros në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se vendet e pasura kanë premtuar të japin 1 miliardë doza vaksinash, por nuk duhen vetëm premtimet por duhen veprime. Shefi i OBSH -së tha se ishte “i tmerruar” nga komentet e një shoqate kryesore të prodhuesve farmaceutikë që pretendonin se furnizimet me vaksina janë mjaft të larta për t’u përhapur edhe vaksinat përforcuese.
Disa vende të pasura-përfshirë Britaninë, SHBA, Izraelin, Danimarkën, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën-kanë filluar ose po shqyrtojnë planet për të ofruar doza të treta të vaksinave me dy doza për njerëzit me imunitet të dobët siç janë të moshuarit ose ata me sistem imunitar të komprometuar.
Burimi:The Inependent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje