Pothuajse të gjitha vendet në botë po përballen me dëme të Covid-19, ndërsa më i dëmtuari dhe njkohësisht më i lodhuri është stafi mjekësor. Një studim i fundit i prezantuar nga OBSh, ka treguar se sistemi shëndetësor i ngritur me kujdes për dekada të tëra rrezikon të “rrënohet” në një periudhë shumë të shkurtër.
“Ndikimi i pandemisë së COVID-19 në shërbimet thelbësore është me të vërtetë një shqetësim i madh. Arritjet e mëdha shëndetësore të fituara gjatë dy dekadave të fundit mund të shemben brenda një periudhe të shkurtër kohore”, deklaroi ekipi i organizatës sot në konferencën për mediat.
Në prezatimin e studimit ekspertët thanë se kishin studiuar 100 shtete nga muaji maj deri në korrik, për sa i përket sistemit shëndetësor dhe ndër shërbimet më të prekura ishin ofrimi i rutinës së imunitetit, metodat e kontracepsionit, diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit, ndërsa shërbimet e urgjencës kishin pësuar më shum dëmtime nga të gjithë sekstorët e tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




