Sipas një studimi të fundit ka disa variante gjenetike të rralla që shmangin obezitetin. Të paktën 2.8 milion njerëz vdesin nga mbipesha çdo vit. Dihet prej kohësh që kilogramët e tepërt rrisin rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit mellitus, disa llojeve të kancerit dhe madje edhe formave të rënda të infeksionit Covid-19. Dieta dhe ushtrimet janë në gjendje të lehtësojnë humbjen e peshës, por gjithashtu gjenetika ndikon vendosmërisht në zhvillimin ose jo të asaj që është në fakt një sëmundje. Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka identifikuar variante të rralla gjenetike që mbrojnë nga mbipesha dhe studimi u botua në revistën “Science”. Në përgjithësi, identifikimi i varianteve të rralla që ofrojnë një mbrojtje kundër një sëmundjeje dhe në sajë të së cilës mund të zhvillohen terapi të reja. Në të kaluarën, hulumtimet duke u përqëndruar tek njerëzit që vuajnë nga mbipesha ekstreme, janë identifikuar me variante të zakonshme gjenetike. Këto përfshijnë një kopje të gjenit MC4R të lidhur me rregullimin e oreksit. Kjo i bën individët më të prirur për të vënë peshë. Analizat e tjera gjetën mijëra variante gjenetike, secila prej të cilave ka ndikim minimal në peshë.

Duke sekuencuar gjenomet e 640,000 pjesëmarrësve në studim që ishin nga Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ekipi u përqendrua në ekzozomën, pjesën e gjenomit që kodon proteinat. Më pas u ekzaminuan mutacionet brenda gjeneve të shoqëruara me një indeks më të ulët ose më të lartë të masës trupore.
U konstatua se nga 16 gjenet e lidhura me indeksin e masës trupore, pesë proteina të sipërfaqes qelizore njihen si receptorë që bashkohen me proteina G. Shkencëtarët kanë zbuluar se të pesë këto gjene shprehen në hipotalamus, rajoni i trurit që rregullon urinë dhe metabolizmin. Për më tepër, variantet e gjenit GPR75 kishin ndikimin më të madh në indeksin e masës trupore. Për të qenë të saktë, njerëzit me mutacione që inaktivuan një kopje të këtij gjeni peshonin mesatarisht 5.3 kilogramë më pak.
Si ndikoi gjeni GPR75 në shtimin e peshës?
Për ta kuptuar këtë, u studiuan disa minj. Kur ushqeheshin me një dietë me shumë yndyrë, brejtësit fituan 44% më pak peshë.Kafshët e modifikuara gjenetikisht gjithashtu kishin kontroll më të mirë glicemik dhe ishin më të ndjeshme ndaj insulinës. Sidoqoftë, duhet të theksohet se variantet e gjenit GPR75 janë të rralla, vetëm një në 3000 është bartës. Fakti që mungesa e së njëjtës duket se ka një efekt mbrojtës kaq të mrekullueshëm te minjtë tregon që ai ndikon në mbipeshë. Prandaj, GPR75 mund të bëhet një objektiv i mundshëm farmakologjik dhe barnat që e çaktivizojnë atë mund të ofrojnë mundësi të reja terapeutike për çrregullime të tjera metabolike, përfshirë diabetin e tipit 2.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




