Nga Gazeta ‘Si’- Teksa ka përfunduar numërimi i subjekteve, në KZAZ vijon hapja e votave të diasporës, e cila për herë të parë këtë herë u bë pjesë e procesit zgjedhor.
Në një numërim total të shfaqur në faqen e KQZ mund të shihet se deri në këto momente janë numëruar 79409 vota nga 194889 zarfe që janë dorëzuar nga jashtë.

Partia Socialiste aktualisht ka marrë 42492 vota ose 53%, teksa PD 22481 ose 28% të preferencave.
Forcë e tretë nga emigrantëve shqiptarë renditet Nisma Shqipëria Bëhet e cila deri në këto momente numëron 6670 vota dhe pas saj Mundësia dhe Lëvizja Bashkë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.