Lajme

“Nuk tërhiqemi”, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë për paga e prapambetura dhe rifillimin e punës.
Fillimisht ata u grumbulluan përpara Uzinës, ndërsa po tentojnë të futen me forcë brenda saj.
Naftëtarët kërkojnë që të ndërhyjë shteti dhe t’u japë zgjidhje.
Brenda mundësive hapni atë portën, sepse ne nuk do të lëvizim, hapeni portën se ne gjithë javën këtu do të rrimë. Rafineria është e jona, rafinerinë e kanë ndërtuar naftëtarët, këtu e 40 vite. Ne nuk do të tërhiqemi derisa të marrë zgjidhje”, është shprehur një prej protestuesve.
Gjatë këtyre ditëve ka pasur takime për të gjetur një rrugëzgjidhje, por akoma nuk është bërë asgjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë