Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se në datat 1, 2 dhe 3 prill janë kryer 163 inspektime dhe 2901 monitorime në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call center, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
ISHSH thotë se nga kontrollet janë kapur me shkelje 5 subjekte në 3 qytete, pasi nuk respektonin masat e vendosura nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit.
Në Durrës është pezulluar aktiviteti i një fabrike përpunimi produktesh ushqimorë. Në Korçë është gjobitur një bar kafe 1 000 000 lekë në pronësi të personit me iniciale A. Xh. Ndërsa në Shkodër janë vendosur 3 gjoba;
1 000 000 lekë subjektit R. GJ., aktivitet bar kafe.
100 000 lekë subjektit T. M., aktiviteti tregti artikujsh të ndryshëm, jo ushqimorë.
500 000 lekë subjektit E. D., aktiviteti pastiçeri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




