Rend dhe Ligj

Nuk raportuan kanabisin në zonën e tyre, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë

Gazeta Si – Katër punonjës policie të Komisariatit të Kavajës janë pezulluar nga detyra për shkak se nuk kanë raportuar dhe parandaluar kultivimin e bimve narkotike.

Në një njoftim zyrtar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e rajonit Durrës-Kavajë, ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj katër policëse pas një hetimi disa mujor për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas hetimeve, policët dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në zonën e mbulimit të tyre u gjetën të kultivuara 550 bimë kanabisi.

Masat e sigurimit personal kanë karakter ndalues dhe parashikojnë pezullimin nga detyra për katër efektivët:

Komisar Afrim Meçe, në kohën e ngjarjes Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Kavajës, aktualisht me detyrë në Komisariatin e Policisë Divjakë pranë DVP Fier;

Nënkomisar Edlir Kazazi, Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë;

Inspektor Rosario Çollaku, në kohën e ngjarjes Nën/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Kavajës, aktualisht pjesë e Seksionit të Qarkullimit në Kavajë;

Nënkomisar Saimir Kazazi, Specialist/Koordinator për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë