Policia e Korçës ka proceduar penalisht një 28-vjeçar, pasi ushtronte aktivitetin paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia bën me dije se i proceduari është shtetasi me iniciale XH. G, banues në Voskopojë.
Në lokalin e tij në Voskopojë është gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojëra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.
Gjithashtu, policia fton qytetarët, të denoncojnë falas në nr. 129 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



