Lajme

S’ka probleme me bazën materiale, por me motin. Komisionerët ngecin në borë. Incidenti i parë në Durrës

Pavarësisht kushteve atmosferike, KQZ deri të dielën në mëngjes e kreu detyrën.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi  njoftoi shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 5 bashki të vendit, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Në 22 qendra votimi në Vorë, KZAZ nuk kanë emëruar kryetaret e PD me rotacion, por vetëm sekretarët. Ata po e ndjekin procesin vetëm si anëtarë. Por procesi po vijon normalisht.

Ndërkohë një incident ka ndodhur në qendrën e votimit 1499 në Durrës.

Jo pjesë e stafit të QV, as komisioner, por një person i jashtëm ka goditur një përfaqësues të PD, komisioner. Policia ka mbërritur për të marrë dëshminë e komisionierit të dhunuar.

Problematike shfaqet votimi ne zonat e thella të Shkodrës për shkak të motit të rënduar, ku ne disa zona te thella nuk po shkojne dot as komisioneret me kutite e votimit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë