Ndryshimet e propozuara në rregullat e Dhomës së Përfaqësuesve do të “nderonin të gjitha identitetet gjinore” duke eliminuar terma specifikë si nëna dhe babai, djali dhe vajza dhe tezja dhe xhaxhai.
Në vend të kësaj, vetëm termat neutralë gjinorë të tillë si “prindi”, “fëmija”, “vëllai ose motra” dhe “vëllai ose motra e prindit” do të lejohen në tekstin e rregullave të Dhomës, në përputhje me ndryshimet e propozuara.
Nancy Pelosi, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, ka kërkuar dicka të tillë me qëllim që ta bëjë Dhomën e Përfaqësuesve në Amerikë më gjithëpërfshirëse dhe për të mbështetur cdo njeri që zgjedh vetë gjininë e tij.
“Propozimi gjithashtu themelon një Komitet të Zgjedhur për Pabarazinë Ekonomike dhe Drejtësinë në Rritje për të dhënë përparësi angazhimit tonë për të siguruar që askush të mos mbetet prapa në ekonominë e Shekullit 21″.” deklaroi Nancy.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje