Nga Douglas Rushkoff*– Një herë, pasi mbajti një leksion në Berkeley në vitet 1960, një psikolog kreu një seancë pyetjesh nga audienca. Një grua e re u ngrit për të shpjeguar se ajo e kuptonte lidhjen e thellë midis njerëzve dhe përgjegjësisë kolektive që të gjithë ndanim për botën, por ajo nuk dinte çfarë të bënte më tej. Psikologu u përgjigj: “Gjeni të tjerët”.
Në këtë kohë, si ti “gjejmë të tjerët”, domethënë të gjejmë njerëzit me të cilët mund të lidhemi më drejtpërdrejt? Ne mund ta bëjmë këtë duke kundërshtuar të gjitha institucionet, teknologjitë dhe mendësitë që na mbajnë larg dhe duke rivendosur lidhjet shoqërore. Por ndërsa sfida ndaj mënyrave që na ndajnë është e drejtpërdrejtë, ka disa pengesa të brendshme më të ngulitura dhe të dëmshme. Të gjitha kanë tendencë të kenë të bëjnë me turpin.
Për shembull, ne jemi ‘trajnuar’ që në moshë të vogël për të mos folur për para. Pagat dhe kursimet tona konsiderohen të jenë po aq private sa historitë tona mjekësore. Kur aristokracia e kuptoi se nuk mund të tregonin më me para se ishin të pasur, ato menduan ta tregonin në mënyra të tjera se çfarë statusi kishin. Kështu lindi dhe ideja që të mos tregohej se sa para kemi.
Ende konsiderohet e pasjellshme të pyesni dikë se sa para bëjnë. Në situata të caktuara, ne jemi në siklet nëse bëjmë shumë pak, në situata të tjera, ne kemi turp nëse bëjmë shumë. Kjo lidhet me rastin kur njërit nga punonjësve i rritet rroga por me kusht që të mos tregojë sepse nëse e bëni, të gjithë të tjerët do të kërkojnë të njëjtën gjë. Por ruajtja e sekretit i vë në ndjekje të menaxherëve, të cilët mendojnë se kjo është e njëjta situatë si një fëmijë i cili merr karamele për të heshtur dhe kështu punonjësi “bullizohet” nga të tjerët. Ryshfeti pra lidhet ngushtë me turpin dhe lidhja mund të prishet vetëm nëse ‘viktima mund të gjejë dikë që mund ti besojë apo dikë që ka kaluar të njëjtën situatë, pasi fuqia e vërtetë vjen kur ne jemi gati ta themi me zë të lartë atë që na step dhe frikëson, duke pasur dhe mbështetjen e personit që ka kaluar të njëjtën situatë.
Për këtë, ka shumë kompani që nuk i lejojnë punonjësit të rrinë bashkë dhe kjo nuk lidhet vetëm në negociatat kolektive, por në ndjeshmërinë kolektive që krijon bashkimi. Lidhjet e punonjësve mund të prishin përpjekjet e menaxherëve për t’i bërë ata të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Bisedat krijojnë solidaritet dhe solidariteti lind pakënaqësi.
Fetë, kultet, qeveritë dhe platformat e mediave sociale përdorin të gjitha të njëjtat taktika për të kontrolluar anëtarët: ata mësojnë sekretet e një individi, prirjet seksuale ose çështjet e identitetit dhe kërcënojnë të përdorin këtë informacion kundër tyre. Teknologjitë që tani arrijnë të mësojnë cdo gjë për njerëzit dhe mundohen të përdorin ato për të turpëruar këdo.
Problemi është se njerëzit dhe institucionet që ngacmojnë njerëzit janë krenarë për atë që bëjnë.
Turpi shoqëror vetëm dëmton vërtet njerëzit që janë njerëzorë. Është një mënyrë kundërproduktive e lidhjes së njerëzve. ‘Ekipet’ njerëzore duhet të bazohen në shpresat, nevojat, pikat e forta dhe dobësitë e përbashkëta. Interneti, me transparencën e tij ndonjëherë të detyruar, krijon mundësi për shpërbërjen e turpit dhe për lidhje të reja solidariteti përtej kufijve të dikurshëm të padepërtueshëm. Nuk është rastësi që një kulturë dixhitale me mbikëqyrje të imponuar dhe ekspozim të pashmangshëm na ka sjellë gjithashtu pranimin e homoseksualëve të cilët kanë pasur frikë për të dalë hapur.
Psikologët na thonë se përvoja e frikës mund të kundërshtojë fokusin te vetja, stresin, apatinë dhe shkëputjen. Frika i ndihmon njerëzit të veprojnë me një sens të rritur kuptimi dhe qëllimi, duke e kthyer vëmendjen tonë nga vetja dhe nga interesi ynë kolektiv. Frika i bën njerëzit të ndjehen si pjesë e diçkaje më të madhe se ata vetë, gjë që i bën ata më pak narcisistë dhe më të përshtatur me nevojat e atyre që i rrethojnë.
Si çdo gjendje ekstreme e qenies, frika mund të shfrytëzohet gjithashtu. Filmat përdorin efekte speciale dhe spektakle gjigante për të shfrytëzuar këtë ndjenjë në momente specifike.
Për një moment, frika mbingarkon shqisat dhe fshin mendjen e pastër. Kjo e ndihmon një person të marrë informacion të ri, por gjithashtu i bën ata më të prekshëm nga manipulimet. Pasi të digjen nga dikush që manipulon frikë, ne jemi dy herë të ndrojtur t’i hapemi vetes përsëri. Ne bëhemi cinikë si një mbrojtje kundër të qenit i mrekullueshëm.
Nga ana tjetër, turpi nuk ka axhendë. Nuk është e drejtuar drejt ndonjë fundi apo plani ose personi; nuk ka asnjë afat kohor ose armik për të fituar. Nuk ka asnjë “tjetër”. Turpi është i përjetshëm, i pakufishëm. Kjo tregon se ekziston një tërësi bashkuese, së cilës i përkasim të gjithë, vetëm sikur të mund ta mbanim atë vetëdije.
*Douglas Rushkoff është teoricient dhe shkrimtar që ka shkruar disa artikuj për CNN apo Guardian dhe 20 libra, përfshirë bestseller, është pedagog në “Institute for the Future and founder of the Laboratory for Digital Humanism”. Ai gjithashtu krijon podcast-e në lidhje me median dixhitale.
Burimi: TED. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.