Media Galeri

Nuk i puthi dorën / Erdogan gjuan me shuplakë një fëmijë (video)

Nga Gazeta 'Si'-Pamjet që tregojnë presidentin turk duke goditur me shuplakë një djali të vogël që nuk i puthte dorën kanë shkaktuar bujë në internet.

Incidenti ndodhi gjatë një ceremonie hapjeje për shtëpitë e rindërtuara si pjesë e transformimit urban në provincën veriore të Rizes. Pas fjalimit, Erdogan ua dorëzoi pronarëve çelësat e shtëpive. Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre. Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t'i puthur.

Kur djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, ai e goditi me shuplakë. Më pas fëmija puthi dorën e presidentit. Në të njëjtën kohë, presidenti i Turqisë i ka dhënë para vëllait të tij të madh, diçka që e ka bërë edhe në të kaluarën.

Shtrëngimi i dorës me të moshuarit është një zakon tradicional në Turqi dhe tregon respekt për fytyrën e të moshuarit. Më herët presidenti turk ka qenë në një inaugurim dhe ka goditur edhe një herë me shaka në kokë një djali të vogël i cili tundi shiritin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë