Izraeliti Rafeal Genish, e rregjistroi biznesin e tij pranë qendrës së bizneseve në fund të tetorit 2016 . Duke u deklaruar përpara autoriteteve shqiptare, ai rezulton në systemin tims se ka kryer dhjetra hyrje dalje prej asaj kohe. Fokusi i veprimtarisë së Genish sipas asaj që ai deklaroi në QKB ishte teleperformanca, konsulenca, teleshitja, shërbime në ëeb formimi i personelit dhe trajnimet profesionale.
Pak nga pak I riu që e ktheu Tiranën në një vend banimi e ktheu biznesin në një call center, për të cilin policia dhe prokuroria së bashku pretendojnë se përmes telefonatave mashtroi 2 milionë shtetas të huaj duke përvetësuar përmes RG Capital, miliona euro. Call center-i që kishte administrator të riun i cili flet fare pak shqip shpërtheu me ftesat on line gjatë viteve në vazhdim duke kulmuar në 2020 ku dhe kërkonte të rinj që flinin gjermanisht, italisht , dhe ccdo gjuhë tjetër të domosdoshme për të komunikuar në shërbimet telefonike. E gjitha kjo derisa të huajt u ranë këmbanave të alarmit se qytetarët e tyre po mashtroheshin dhe po ju zhvateshin para. Ftesa e hapur on line dhe përpara syve të autoriteteve shqiptare ishte “
Flisni shume mire Gjermanisht dhe anglisht dhe jeni akoma pa pune?
Punoni aktualisht ne nje call center dhe paga ne fund te muajit nuk ju del??
Atehere zgjidhja per ju jemi ne.
RG Capital eshte ne kerkim te RETENTION ME eksperience ne gjuhen GJERMANE,por qe te jene njohes edhe te gjuhes angleze, per fushaten bursa,FOREX.
Ajo qe ne po ju ofrojme:
1-Punesim te perhershem;
2-Paga konkuruese;
3-Mundesi rritjeje profesionalisht;
4-Ambjent dinamik,motivues dhe aktiv;
5-Paga duke filluar nga 500 euro muajin e pare,ndersa muajin e dyte 1000 euro ;
6- Bonuse te larta”
Natyrisht që për E. njëri ndër dhjetra të rinj që punuan aty ishte një mundësi e mirë që nuk duhej humbur asesi. Deri mbrëmjen kur policia vërshoi në zyrat e kompanisë call center dhe shqoëroi dhjetra prej tyre: sanitarë, të rinj me kufje në vesh, përgjegjësin e turnit.
Nuk bëri përjashtim as E. i cili kishte vetëm katër javë që ishte punësuar , si një 20 vjeccar që ishte jo vetëm në kërkim të një pune por kishte kartën më të mirë, ishte folës i gjuhës gjermane.
Avokati i tij i thotë gazetës “Si” se pret ditën e dielë që klienti të dalë përpara gjyqtarëve të masave të sigurimit personal që të dëgjojë akuzën për “mashtrim kompjuterik në rrethana të rënda” që është e njëjtë dhe e barazuar për të gjithë njësoj si për administratorin.
“Nuk mund të paragjykoj asnjë të dhënë hetimore pa parë dokumentat”- insiston avokati për gazetën Si, por “s’mund të futen të gjithë në një thes, edhe një i ri që tek e fundit ishte në kërkim të punës”.
Sakaq dhjetra call centera të tjerë që e kanë kthyer zonën e Yzberishitit në një geto kompjuterash dhe fasoneri të rinjsh që po ja dalin mbanë nga gjuha e huaj të mbijetojnë, nuk ranë në rrjetën e mega hetimit që ka përfshirë dy prokurori
I koduar si Komunikimi, aksioni u koordinua me partnerët e huaj ndërkombëtare prej nga janë marrë edhe sinjalet dhe janë ekzekutuar letërporositë. Lista e gjatë e të arrestuarve numëron 35 persona, ku kryesori është izraeliti që administronte këtë biznes, kurse 20 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Të gjitha pajisjet kompjuterike midis të tyre edhe telefoni e lëvizshme janë përdorur për të hyrë në rrjet ku dhe komunikohej me shtetas të huaj që ju premtohej fitim në bursë në rast se ata investonin si fillim shuma të papërfillshme nga 100 deri në 500 euro. Klientët sipas prokurorisë binin në grackë në platformat të caktuara të bursës dhe telefonoheshin vazdimisht nga punonjësit e call center, derisa ata bindeshin se duhet të investonin në valutë të kriptuar.
Po call centerat e tjerë pse nuk u goditën?
Nga ana tjetër as policia dhe as prokuroria nuk gjurmuan dot dhjetra call centera që gjallërojnë në të gjithë Tiranën duke nisur nga rrugët kryesore si rruga e Kavajës, edhe në Myslym Shyri e rruga e Durrësit deri në zonën e Astirit dhe në zonën e Freskut. Njëri nga këta punonjës thotë për gazetën Si “mbas nisjes së hetimeve, na u kërkua që disa ditë të bëjmë kujdes dhe të pushojmë, dhe mbasi zhvendosëm zyrat kemi filluar prapë aktivitetin në një pallat tjetër”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.