Politike

‘Nuk është 1 mandat jo…’ Rezultati i zgjedhjeve, Adriatik Lapaj: Do u bëj të mallkoni veten

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, teksa po vijon vetëm ai për zarfet e diasporës dhe për kandidatët preferencialë.

Adriatik Lapaj, i Nisma ‘Shqipëria Bëhet’, ka siguruar vetëm 1 mandat deri tani, edhe pse ka marrë rreth 60 mijë vota.

Për këtë Lapaj ka dhënë edhe reagimin e parë, ku nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se nuk është vetëm 1 mandat, por më shumë se aq.

 “Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan ai.

Më tej, Lapaj shkruan se “ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë