Reperi me famë botërore, Drake ka surprizuar shqiptarët të mërkurën në mbrëmje, një ditë pas Festës së Pavarësisë.
Drake ka publikuar këngën “Polar Opposites” me detaje të theksuara shqiptare duke nisur me mbajtjen veshur gjatë gjithë klipit të një xhakete kuq flakë stampuar shqiponja dykrenare.
Në videoklip duken edhe modelë të tjerë, të veshur po kuq e zi.
Në një moment, reperi përmend edhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën duke iu drejtuar pikërisht atyre: “Ose unë po e lexoj gabim mesazhin tend/Ose veprimet e tua janë çorientuese/ Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, Por, di vetëm se tensioni po rritet…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.