Ka ndodhur

Nuk dezinfektoi shkollën ku u pickua 10-vjeçarja nga gjarpri në Lundër, nën hetim aministratori i firmës

Gazeta Si – Policia e Tiranës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për administratorin e një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve, fill pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë 10-vjeçare u pickua nga gjarpri në ambientin e jashtëm të shkollës private në Lundër.

Sipas policisë, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër”, – thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë