Gazeta Si – Tom Bredi, ish-lojtari legjendar i futbollit amerikan, fitues i 7 ‘Super Bowl’ dhe 5 herë i nominuar MVP i finales, ku jepet titulli. Ai është shembulli që citon Novak Gjokoviç, numri i tenisit botëror, duke iu referuar jetëgjatësisë sportive.
Serbi foli para një egzibicioni që e pret në ‘Riyadh Season Tennis Cup’. Ai u shpreh se “shpresoj që ta vazhdoj karrierën time deri në 40 vjeç, pse jo dhe më tej”.
Tom Bredi, sipas tenistit të njohur, “është një shembull i përkryer kampioni, i aftë që në sportin e tij të ndërtojë një karrierë të gjatë dhe të mbushur me suksese. I ka dedikuar shumë kohë kujdesit për trupin e tij, rikuperimit, është siguruar që gjithçka, nga fiziku te mendja, të bëhej në mënyrën e duhur, sepse kështu do të kishte një karrierë të gjatë dhe të pasur”.
Gjokoviç, që në edicionet e fundit të US Open të fituara prej tijështë vizituar nga miku amerikan, ka theksuar se “2023-shi ishte një nga sezonet e mia më të mira. Pse të ndalesh, kur je në gjendje të luash kaq mirë?”.
Tenisti që kryeson renditjen botërore do ta inaugurojë sezonin me ‘United Cup’ me Serbinë, një event që nuk u zhvillua vitin e kaluar. Më pas do të fluturojë për në Melburn, ku duhet të mbrojë Slam-in e parë sezonal, që vitin e kaluar e fitoi pasi mundi në finale grekun Stefanos Tsitsipas.
“Australian Open është Slam-i, ku kam pasur më shumë suksese. Pas çdo fitoreje ndjen që rritet edhe besimi yt. Sa herë kthehem aty, përjetoj sërish kujtimet e vitve të kaluara. E adhuroj të luaj në ‘Rod Laver Arena’, fusha ime e preferuar. Kam fituar shumë dhe shpresoj të vazhdoj ta bëj këtë gjë”, – ka përfunduar Gjokoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.