Shqipëria solidarizohet me Francën duke u bërë pjesë e donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.
Mësohet se qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 100 mijë euro për katedralen historike që u përfshi nga flakët dy ditë më parë.
Ngjarja tronditi mbarë botën dhe disa biznesmenë kanë dhuruar deri tani miliona euro për rindërtimin e katedrales, së cilës i mbetën vetëm strukturat. Vetëm në harkun e 24 orëve u mblodhën 700 milionë euro. Po kështu edhe Kosova u bë pjesë e donatorëve.
Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të martën se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimpike që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse sipas ekspertëve restaurimi mund të zgjasë me dekada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



