35 vite pas xhirimit të filmit “Dy herë mat”, aktorët Bujar Kapexhiu, Manjola Begolli, Alfred Bualoti e Karafil Shena u kapën “mat” në Sarandë.
Rudina dhe shahisti janë bërë pjesë e një eventi të shahut, në këtë qytet.
Fotot aktuale me shumë nostalgji i ka ndarë në rrjete sociale Manjola.
Në filmin “Dy herë mat” ajo luan rolin e një vajze të vogël, shumë të talentuar në shah që arrin të mundë edhe mbretin e shahut, gjatë një simultaneje.
Kasti i aktorëve të famshëm risollën mbresat nga xhirimet, si dhe u ndjenë mirë të njihen me suksesin e Eklea Omerit e Kelvin Kostës, dy talente të shpallur së fundmi kampionë të kampionatit kombëtar e atij europian në shah.
Mjeshtri Kapexhiu u dhuroi atyre dy librat e tij, të shkruar enkas për fëmijë. Ndërsa Kryetari Adrian Gurma i nderoi me Certifikatë Mirënjohjeje.
Aktiviteti është organizuar nga Bashkia e Sarandës.
“Të kapur mat në Sarandë! Faleminderit kampionëve të vegjël dhe aktorëve të filmit”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma në “Facebook”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.