Bota

Norvegji, autobusi del nga rruga dhe bie në det me 60 persona në bord. Dyshohet për viktima

Gazeta Si-Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dhe ka rënë në det.

Sipas mediave lokale, drejtuesi i mjetit duket ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë nga rruga. “Dyshohet për viktima”, shkruan gazeta norvegjeze online “Dagsavisen”.

Alarmi u ngrit në orën 14:02 dhe ekipet e shpëtimit nga i gjithë rajoni verior i Norvegjisë po shkojnë në vendngjarje, në autostradën E10 në komunën Hadesl.

“Kushtet e motit në terren janë shumë të këqija. Helikopterët e shpëtimit nga Bodo dhe Tromso, si dhe shërbime të tjera të emergjencës, u dërguan në vendngjarje”, tha Jan Eskil Severinsen, nga Qendra Norvegjeze e Koordinimit të Shpëtimit, i intervistuar nga transmetuesi publik norvegjez.

Bjorn Delebekk, një nga zyrtarët e shpëtimit, tha për mediat lokale se automjeti ishte pjesërisht i zhytur në ujë.

Autobusi i përket kompanisë së transportit “Boreal”, siç konfirmohet nga një menaxher i kompanisë.  Aksidenti ka ndodhur në veri të Norvegjisë.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë