Sport

Nora Gjakova fiton medalje ari për Kosovën në Baku, e argjendtë për Distria Krasniqin

Gazeta Si – Një medalje ari dhe një argjendi për Kosovonë vijnë nga sporti i xhudos, konkretisht nga Grand Slam-i që po zhvillohet në Baku, Azerbajxhan. Nora Gjakova ka fituar të artën, kurse Distria Krasniqi të argjendtën.

Gjakova mundi në finalen e kategorisë deri në 57 kilogramë gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Një tjetër arritje e madhe kjo për xhudon e Kosovës, që sistematikisht ka fituar medalje në eventet më të mëdha.

Në xhiron e dytë Gjakova kishte mundur polaken Arleta Podolak, në xhiron e tretë gjermanen Seija Ballhaus, në cerekfinale triumfoi me Ippon ndaj francezes Priscilla Gneto dhe në gjysmëfinalen po me Ippon turken Hasret Bozkurt.

Medalje argjendi fitoi xhudistja tjetër, Distria Krasniqi, e cila u mund në finale nga japonezja Kisumi Omori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë