Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thirrur një konferencë për shtyp pasditen e kësaj të enjte për të sqaruar edhe më tej pozicionimin e tij karshi vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që një ditë më parë e shpalli person të padëshiruar për të hyrë në SHBA.
Konferenca është thirrur në Hotel Rogner në orën 18:00.
Një ditë më parë, DASh e shpalli non grata me arsyetimin si të përfshirë në afera madhore korruptive, pengim të drejtësisë dhe minim të proceseve demokratike në Shqipëri.
Berisha reagoi përmes rrjeteve sociale në lidhje me vendimin e DASH. Ai kërkoi shpjegime për këtë vendim dhe hodhi poshtë akuzat, duke u shprehur se qeverisja e tij ka qenë një ndër periudha më të suksesshme në luftën kundër korrupsionit në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.