Njerez

“Noma”, restoranti i Shqiptarit Rene Rexhepi shpallet më i miri në botë për herë të pestë

Restoranti “Noma” në Kopenhagen është shpallur më i mirë në botë nga një panel prej 1000 kritikësh ushqimi, kuzhinierësh dhe restorantesh.

Themeluesi i restorantit është shqiptari Rene Rexhepi dhe kjo është hera e pestë që ai fiton këtë çmim. Restoranti zuri vendin e parë në 2010, 2011, 2012 dhe 2014.

Çfarë e bën Noma-n kaq të veçantë?

Si fillim, e veçanta është fokusi në përbërësit lokalë dhe sezonal. Në çdo sezon, ka menu të ndryshme që lidhen me produktet e sezonit dhe menutë e reja kurrë nuk mbarojnë.

“Noma ka qenë padyshim restoranti më me ndikim, duke vendosur standarde të reja në aspektin e kërkimit dhe gjetjes së përbërësve, zhvillimit dhe prezantimit të pjatave. Është bërë një nga destinacionet më të kërkuara nga konsumatorët nga e gjithë bota dhe ne jemi të lumtur ta shpallim atë si Nr.1 ​​të këtij viti”, tha William Drew, Drejtor i “50 Restorantet më të mira më botë”.

Rene Rexhepi dhe ekipi i tij gjithmonë gjejnë dhe kërkojnë gjëra të reja, pjata të reja që do të thotë se shumë pak persona do të hanë të njëjtën gjë dy herë.

Rexhepi gjithashtu kanë punuar me Universitetin e Kopenhagenit për të përcaktuar parimet e dietës skandinave. Kohët e fundit, dieta skandinave u rendit nga US News and World Report si një nga mënyrat më të shëndetshme për tu ushqyer.

Në një postim në rrjetet sociale pas çmimit, Rene ka thënë se personeli i restorantit janë frymëzimi i tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë