Politike

Noka: Të hënën në protestë për t’i thënë jo burgosjes politike të Berishës, Belerit dhe… Arben Ahmetajt

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha të shtunën mbasdite në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se protesta e opozitës do të ketë fokus nxjerrjen jashtë ligjit që sipas tij po i bëhet PD dhe burgosjen e Sali Berishës. Duke folur për këtë të fundit, për herë të parë ai përmendi edhe emrin e Arben Ahmetajt aq shumë të anatemuar prej tyre, por aktualisht të vendosur në një llogore interesi politik.

“Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës.

Sonte, të hënën dhe cdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës.

Të hënën ne mblidhemi për t’i thënë shqiptarëve dhe botës se, pse Amerika e dënon McGonigalin për tradhti dhe korrupsion, por SPAK, kantautorin, bashkëautorin dhe bashkëfajtorin e agjentit të FBI, e lejon të dalë e të shesë dokrra, si luftëtar i anti-korrupsionit?!

Të hënën ne dalim për t’u thënë, për të njëmijtën herë, shqiptarëve dhe botës se, Edi Rama dhe Erion Veliaj janë pronarë faktikë të inceneratorëve dhe, se duhen hetuar si të tillë”, tha Noka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë