Sociale

Nju Jorku, Los Angeles dhe Las Vegas në karantinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur sot hapat e marrë nga Europa, duke vendosur në izolim qytetet më të mëdha amerikane. Nju Jorku, Los Angeles dhe Las Vegas kanë  mbyllur baret dhe restorantet për të luftuar përhapjen e pandemisë koronavirus pasi bankat qendrore në mbarë botën ndërmorën hapa agresivë për të zbutur ndikimin ekonomik të pandemisë.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive rekomanduan që të ndalohej grumbullimi i më shumë se 50 njerëzve. Guvernatori  i Nju Jorkut Andre Cuomo bëri thirrje që ushtria të ndihmojë dhe që qytetarët të dalin sa më pak të jetë e mundur jashtë shtëpive.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio tha të dielën se kishte urdhëruar që restorantet, baret dhe kafenetë të mbyllnin dyert për klientët. Ai gjithashtu tha se do të urdhërojë të mbyllen klubet e natës, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve.

"Këto vende janë pjesë e shpirtit të qytetit tonë," tha ai. "Por qyteti ynë po përballet me një kërcënim të frikshëm, të cilit duhet t'i përgjigjemi me një mentalitet të kohës së luftës."

Kryebashkiaku i Los Angeles Eric Garcetti dha ​​urdhra të ngjashëm.

"Më e keqja nuk ka ardhur akoma," tha Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara.

SHBA ka diskutuar qasjen e ndërmarrë nga Kina kundër koronavirusit, e cila ka kufizuar lëvizjen e rreth 700 milion njerëzve duke arritur të ngadalësojë rritjen e infeksioneve të reja, pasi numri i përgjithshëm i rasteve të reja jashtë Kinës për herë të parë i ka tejkaluar ato brenda saj.

Në Kaliforni, autoritet u bënë thirrje të moshuarëve që të strehohen në shtëpitë e tyre dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha bareve, klubeve të natës dhe kantinave.

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuar mbërriti në mbi 3100 raste të dielën dhe pas disa javësh sinjale kontradiktore nga qeveria federale, zyrtarë shtetërorë dhe lokalë në të gjithë vendin filluan të miratojnë masa më të rrepta për të ngadalësojnë përhapjen e pandemisë.

Ndërsa virusi vazhdon të përhapet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, aktivitetet publike po mbyllen gjithnjë e më shumë. Ndërkohë që amerikanëve u kërkohet të izolohen, Shtetet e Bashkuara janë izoluar gjithnjë e më shumë nga bota, duke iu bllokuar hyrjen të gjithë qytetarëve nga BE-ja.

Rregullat e reja kanë bllokuar qindra mijëra njerëz që po përpiqen të kthehen përsëri në Shtetet e Bashkuara, dhe aeroportet amerikane u zhytën në kaos gjatë fundjavës me mijëra njerëz që prisnin orë të tëra për të kaluar nëpër dogana.

Brenda Europës, numri i vendeve që po mbyllim kufijtë po rritet dita-ditës. Republika Ceke, Qiproja, Danimarka, Letonia, Lituania, Polonia dhe Sllovakia nuk lejonë asnjë të huaj të hyjnë në vendet e tyre. Dhe Gjermania, motori ekonomik i kontinentit të vjetër, tha që do të mbyllte pjesërisht kufijtë me pesë vende fqinje.

Megjithatë, numri i të infektuarve në të gjithë kontinentin vazhdon të rritet, dhe shqetësimi më i madh është se së të gjitha vendet mund të përballen me një situatën e rëndë ku gjendet Italia.

Jérôme Salomon, një zyrtar i lartë në ministrinë franceze të shëndetësisë, tha që situata "po keqësohej shumë shpejt". Ai u shpreh të hënën se shumë njerëz nuk dukej se po i merrnin seriozisht thirrjet për distancim shoqëror. Në Francë janë 300 deri në 400 njerëz në kujdesin intensiv, tha ai, dhe afërsisht gjysma e tyre janë nën moshën 65 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë