Art dhe Kulture

Njoftimi nga Eurovizion; Rusia nuk do të marrë pjesë në festival këtë vit

Bordi ekzekutiv i Unionit Evropian të Transmetuesve(EBU) mori vendimin se nuk do të transmetohet asnjë shfaqje ruse, pas një rekomandimi më herët gjatë ditës së djeshme nga organi drejtues i Eurovision Song Contest.

Vendimi pasqyron shqetësimin se, në dritën e krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e një pjesëmarrjeje ruse në konkursin e këtij viti nuk do të ishte e favorshme.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë,”thuhet më tej në deklaratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë