Kinema

Njihuni me regjisoren e parë femër që u nominua për çmimin Oskar

Filmi italian nga Lina Wertmuller “Shtatë Bukuritë” theu rekord dhe u nominua për çmimin Oskar, por përgjithësisht filmat që ajo realizonte nuk llogariteshin për të fituar. Puna fillestare e Wetmuller në film ishte të zbulonte vende interesante, ku mund të kryheshin filmat e Federico Felinit, mjeshtri italian i filmit që aso kohë ishte në kulmin e suksesit të tij.
“Nuk mund ta quaj veten si asistentja më e mirë, por ai më pëlqente se isha shumë punëtore,” thotë ajo.
Deri në fund të vitit Wermuller u kthye në një regjisore të famshme dhe realizoi filmin “I basilischi”, historia e tre djemve të rinj në një qytet në Italinë e jugut.
Tani ajo është në moshën 90 vjeçare dhe mban titullin regjisorja e parë femër që u nominua për çmimin Oskar. Katër nga filmat e saj do të shfaqen brenda një muaji, së bashku me një dokumentar që tregoj për jetën e Wetmuller, i realizuar nga ndihmësi i saj Valerio Ruiz që e përshëndet vazhdimisht nga dritarja e shtëpisë së saj, e cila ndodhet në “Piazza del Popolo” në qytetin e Romës.
Dera hapet dhe shfaqen dy shërbëtore që mbajnë të njëjtën veshje. Wetmuller është e mbështetur në një karrige të madhe kafe dhe kthehet në mënyrë të shpejtë duke marrë syzet e saj të bardha për të rifreskuar shikimin. Nën mantelin e saj të zi dhe me buzëkuqin e kuq ajo duket një femër shumë e bukur dhe e fortë njëkohësisht. Përpara këmbëve të saj qëndron një tavolinë e vogël e cila mban tavllën e mbushur me hi cigaresh edhe një telefon antik, ku ajo mund tu përgjigjet telefonatave të miqve të saj.

Duket qartë se ajo është përqendruar diku tjetër dhe në një moment kthehet dhe më pyet: “Deri ku ke arritur?”. Dhe pa humbur kohë flet dhe më pyet përsëri “Sa i gjatë do të jetë shkrimi?”. Kërkon të dijë më shumë pasi ka krijuar përshtypjen se unë do ta pyes për filmin e saj të ardhshëm. Kur i them që kam kaluar javën e fundit duke parë punën e saj dhe se kam gjetur gjëra mbresëlënëse, por njëkohësisht edhe tronditëse, ajo merr një cigare dhe lëshon një psherëtimë të zgjatur. Të katër filmat që u shfaqën në retrospektivë dhe treguan një periudhe intensive punë të kreativitetit që ajo kishte në fillim të viteve 1970, arritën kulmin. Një prej tyre ishte edhe “Shtatë Bukuritë”, që fitoi katër nominime të Oskar në vitin 1977 duke e bërë Wertmuller gruan e parë si regjisoren më të mirë. Këto nominime i dhanë mundësinë asaj të kishte një marrëdhënie afatshkurtër me kinematë amerikane. Në dokumentarin, “Prapa gotave të bardha” aktori kryesor kujton se kanë festuar për arritjet e katër filmave që kanë realizuar së bashku. Me të gjitha problematikat që zotërojnë gratë, mendimet e tyre, raportet gjinore, dhuna, protestat e tyre të shpeshta kundër shumë fenomeneve shoqërore, bëjnë që edhe sot të jetë e vështirë për mënyrën se si mund të realizohet një film, e jo më në atë kohë. Por për atë kohë ishte shumë e rëndësishme edhe vendi që ato zinin në shoqëri.

Tre pjesë nga kuarteti Barbakut kanë demonstruar saktësisht si trajtoheshin femrat në kohën e socializmit dhe fashizmit në Itali. Edhe pse Wermutller ishte socialiste, ajo ishte shumë e zgjuar për të mos u ngatërruar në lëmshin politik të pandryshueshëm. Në filmin komik të realizuar në vitin 1972 të quajtur “Seduction of Mimi”, Mimi është një punonjës sicilian që humbet punën, kur voton kundër kandidatit të mafies, edhe pse pretendohej se do të votonin në mënyrë të fshehtë. Ndërsa në filmin “Lone and Anarchy” e vitit 1993 një anarkist fshihet në një bordello, për të vrarë Musolinin dhe përfundon duke rënë në dashuri me një prostitutë. Në filmin “Seven Beauty” një huligan përfundon në një kamp përqendrimi nazist pasi ushtria e tij e braktis. Në të tre filmat Giannini luan rolin e një njeriu të pafat dhe në secilën prej filmave Wertmullet ka krijuar skena te ndryshme të dhunës dhe abuzimeve seksuale në mënyrë të hatashme.

Por kush është Lina Wertmuller dhe çfarë e udhëheq vizionin e saj?

Ajo lindi në një familje të pasur që jetonte në Zvicër, por më pas u zhvendos në Italinë Jugore, ku kaloi një pjesë të jetës së saj dhe më pas u vendos përfundimisht në Romë. Sipas Wertmuller, historia e jetës së saj është e ndarë në dy pjesë. Lidhja e saj është me jugun e Italisë edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Romë dhe pjesa e dytë gjendet në tituj e gjatë të filmave të saj.
“Titujt ishin një shaka për kompanitë e filmave, sepse shpesh herë nuk dinin si t’i përshtatnin në tabelën e reklamave,” shprehet ajo
E përjashtuar nga disa shkolla fetare, Wertmuller braktisi studimet e saj në moshën 16 vjeçare në kolegjin e dramaturgjisë, ku u përfshi në traditën e Stanislaskiv-it. Pas shumë kohësh ajo punoi në teatrin popullor të Romës. "Vërtet ekzistojnë dy shpirtra që kanë udhëhequr punën time, njëra është lidhja që kam me komeditë dhe njëra që lidhet me shoqërinë e pandërgjegjshme ku kam jetuar,” shprehet ajo.
Puna e saj më e fundit dhe ndoshta puna e saj e fundit, ishte si bashkëdrejtuese e operës së Verdit Macbeth, në Salerno në vitin 2016. Filmi i fundit i sezonit Barbican, 'Swept Away' i vitit 1974, një ndërthurje mes luftave të klasës, konflikteve gjinore dhe shoqërore, në një histori dashurie mes një gruaje të pasur dhe një marinari të varfër që arratise në një ishull.
“Ata nuk janë vetëm një burrë dhe një grua, por janë dy njerëz që përfaqësojnë dy politika, atë komuniste dhe atë kapitaliste. Unë kam dashur të tregoj se si mund të jetë marrëdhënia e tyre pa ligje” thotë regjisorja.

Sipas Wertmuller, Italia ishte në shumë vende dhe një shpjegim i mundshëm për punën e saj ishte se puna e saj ishte e lidhu ngushtë me ato vende. Portretizimi që ajo i’u bënte grave gjithashtu ishte i papërshtatshëm për kritikët.
"Largimi i Wertmmller nga feminiliteti i saj dhe ndjesia e stilit të vjetër si “superwoman” nuk i lejojnë asaj asgjë më shumë se sa i trajtojë gratë me përbuzje dhe neveri,” shkroi Barbara Quart në vitin 1988, një akuzë që disa vite më pas mori një përgjigje shumë të zgjuar nga regjisorja .
"Kritikët do të thonë atë që thonë kritikët. Unë kurrë kam qenë shqetësuar për suksesin” shprehet ajo.
“Regjia është gjithmonë një aventurë, e cila mund të jetë e mirë apo e keqe dhe ju mund ta përdorni në mënyrën që ju dëshironi” shton regjisorja./The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë